Ndërlidhjet

Parlamenti në Kirgizi riemëron kryeministrin Sariev


Kabineti i ministrave në Kirgizisë.
Kabineti i ministrave në Kirgizisë.


Parlamenti i Kirgizi ka riemëruar Temir Sariev si kryeministër dhe ka miratuar kabinetin e tij të ri.

Këto lëvizje janë bërë pasi koalicioni qeverisës ishte formuar në fillim të javës dhe partitë të cilat mbështesin presidentin Almazbek Atambaev kanë siguruar shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme, të muajit të kaluar.

Sariev ka shërbyer si kryeministër që nga muaji maji.

Gjatë seancës parlamentare, ligjvënësit ranë dakord gjithashtu për të transformuar Ministrinë e Energjisë në një kompani aksionarësh, e cila do të mbledh rreth vetes të gjitha kompanitë energjetike shtetërore.

Ministria e Mbrojtjes është shndërruar në Komitetin Shtetëror për Mbrojtjen, kryetari i të cilit do të emërohet nga presidenti.

XS
SM
MD
LG