Ndërlidhjet

AI: Siria përfiton nga të burgosurit dhe të rrëmbyerit


Logo e Amnesty International
Logo e Amnesty International

Qeveria e Sirisë është akuzuar për përfitime nga tregu i zi, ku njerëzit paguajnë shuma enorme për të gjetur të afërmit, të cilët janë burgosur ose rrëmbyer.

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka thënë se zyrtarët dhe stafi i burgjeve kanë përfituar nga ryshfetet e paguara për ndërmjetësit.

Një aktivist i të drejtave ka thënë se ryshfetet e tilla janë bërë “pjesë e madhe e ekonomisë”.

Rreth 65,000 njerëz janë arrestuar qysh në vitin 2011, kur edhe ka nisur lufta civile në Siri.

XS
SM
MD
LG