Ndërlidhjet

Vdes figura kyçe e ligjit ushtarak në Poloni


©Shutterstock
©Shutterstock

Czeslaw Kiszczak, gjeneral polak dhe lider i epokës komuniste, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në vendosjen e ligjit ushtarak në Poloni gjatë viteve 1980, ka vdekur sot në Varshavë në moshën 90-vjeçare.

Pas gjeneralit Wojciech Jaruzelski, liderit kryesor të Polonisë në atë kohë, i cili ka vdekur në vitin 2014, Kiszczak ka qenë figura më e rëndësishme në shtypjen e lëvizjes pro-demokratike Solidariteti nga ana e qeverisë komuniste të Polonisë.

Ligji ushtarak në Poloni ka përfshirë internimin masiv të aktivistëve të Solidaritetit, orë policore dhe masa të tjera të rrepta.

Edhe Kiszczak, edhe Jaruzelski kanë thënë më vonë se veprimet e tyre kanë pasur për qëllim të shmangin pushtimin sovjetik të Polonisë.

XS
SM
MD
LG