Ndërlidhjet

Irani nis hetime për të zhdukurit në Haxh


Mina, Arabi Saudite. Shtator, 2015.
Mina, Arabi Saudite. Shtator, 2015.

Irani ka thënë se ka nisur hetime për fatin e ish-ambasadorit të tij në Liban - i cili është zhdukur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në muajin shtator - përmes Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Amir Abdolahian, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë përpjekjet për të qartësuar fatin e Ghazanfar Roknabadit dhe të 27 iranianëve të tjerë, të cilët janë zhdukur si pasojë e rrëmujës vdekjeprurëse.

Irani ka fajësuar “keqmenaxhimin” e Arabisë Saudite për tragjedinë.

Autoritetet saudite kanë thënë se 769 persona kanë humbur jetën nga rrëmuja në Haxh – prej tyre, së paku 464 kanë qenë iranianë.

XS
SM
MD
LG