Ndërlidhjet

Komisionari Hahn sot në Kosovë


Komisionari për politika të zgjerimit të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.
Komisionari për politika të zgjerimit të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Komisionari për politika të zgjerimit të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, qëndron sot në Kosovë.

Hahn do të takohet me krerët më të lartë të shtetit, përfshirë presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryekuvendarin Kadri Veseli.

Ai do t’i drejtohet edhe Kuvendit, ndërkohë që deputetët e opozitës, të cilët për dy muaj po bllokojnë zhvillimin e seancave, kanë thënë se nuk do të pengojnë fjalimin e Hahnit.

Vizita e komisionarit evropian vjen pak ditë pasi Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në.

XS
SM
MD
LG