Ndërlidhjet

Rusia pezullon fluturimet drejt Egjiptit


Aeroporti në Sharm el-Sheikh
Aeroporti në Sharm el-Sheikh

Presidenti rus, Vladimir Putin, është pajtuar me rekomandimin për të pezulluar të gjitha fluturimet komerciale ruse drejt Egjiptit, pas rrëzimit të një avioni rus më 31 tetor në gadishullin Sinai.

Putin thuhet të ketë urdhëruar qeverinë që të jetësojë një mekanizëm për të kthyer qytetarët rusë, të cilët mund të kenë mbetur në Egjipt.

Kreu i agjencisë ruse të zbulimit ishte ai që tha se do të ishte arsyeshme të pezullohen të gjitha fluturimet për në Egjipt, derisa të arrijnë rezultatet nga hetimi mbi shkakun që nxiti rënien e avionit rus në gadishullin Sinai të Egjiptit.

“Derisa t’i kuptojmë arsyet për çfarë ka ndodhur, mendoj se do të ishte më e arsyeshme të ndalen të gjitha fluturimet ruse drejt Egjiptit”, ka thënë Aleksandr Bortnikof, shef i FSB-së, agjencisë ruse të zbulimit.

Avioni më turistë rusë u rrëzua më 31 tetor, pak minuta pasi ishte nisur nga aeroporti në Sharm el-Sheikh, drejt Shën Peterseburgut të Rusisë.

Të 224 udhëtarët në bord, shumica dërmuese rusë, u vranë.

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se një mjet shpërthyes në bord mund të ketë shkaktuar rrëzimin e avionit.

Militantë të ndërlidhur me Shtetin Islamik kanë thënë se ishin ata që kanë shkatërruar avionin, por nuk kanë dhënë detaje në ç’mënyrë.

XS
SM
MD
LG