Ndërlidhjet

Raportet: Aeroplani rus ishte shkatërruar nga bomba


Pamje e aeroplanit të tipit Metrojet Airbus A321-200
Pamje e aeroplanit të tipit Metrojet Airbus A321-200

Mediat franceze kanë raportuar se kutitë e zeza të aeroplanit rus, i cili është rrëzuar në Egjipt, fundjavën e kaluar, indikojnë se aeroplani kishte pasur përfundim të “befasishëm dhe të dhunshëm” për shkak të eksplodimit gjatë fluturimit.

Raportet e mbrëmshme, nëse konfirmohen, paraqesin dëshminë e parë të fortë se aeroplani ishte shkatërruar nga bomba, diçka që është cituar vetëm si mundësi deri tash nga autoritetet nga Rusia e deri të Shtetet e Bashkuara.

Rrjeti televiziv France 2 ka raportuar se “tingulli i eksplodimit mund të dëgjohet qartas gjatë fluturimit”, sipas “një hetuesi, i cili ka pasur qasje në kutinë e zezë”, të aeroplanit të udhëtarëve të tipit Metrojet Airbus A321-200.

Agjencia franceze e hetimit të aksidentit i ka thënë AP-së se nuk mund ta konfirmoj raportin.

Kjo agjenci tash ka ekspertë në Egjipt, që po zhvillojnë hetime lidhur me përplasjen, pasi Metrojet ishte i prodhuar në Francë.

Një burim i AFP-së, i përshkruar si i afërt me rastin, po ashtu, ka thënë se aeroplani ka përjetuar përfundim “të dhunshëm, të befasishëm”, nga i cili janë vrarë të 224 njerëzit në të.

XS
SM
MD
LG