Ndërlidhjet

SHBA: Gjeorgjia ta respektoj pavarësinë e mediave


Pamje e gazetarëve gjatë punës së tyre në stacionin televiziv Rustavi-2 në Tbilisi të Gjeorgjisë
Pamje e gazetarëve gjatë punës së tyre në stacionin televiziv Rustavi-2 në Tbilisi të Gjeorgjisë

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim të thellë lidhur me një vendim gjyqësor në Gjeorgji, për ta ndërruar menaxhmentin e një stacioni më të madh të pavarur televiziv në këtë vend.

Pardje, një gjykatë ka urdhëruar që menaxherët e lartë të stacionit televiziv, Rustavi-2, të zëvendësohen me administratorë të përkohshëm të emëruar nga një biznesmen me lidhje të qarta me qeverinë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, tha mbrëmë vonë se “në shoqërinë demokratike, opinioni kritik duhet të inkurajohet, e jo të heshtet”.

Këtë veprim e ka dënuar edhe Organizarta për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe organizata Freedom House.

XS
SM
MD
LG