Ndërlidhjet

Rusët largohen nga Egjipti vetëm me valixhe të dorës


Zyrtarët e Egjiptit në vendin e rrëzimit të aeroplanit rus
Zyrtarët e Egjiptit në vendin e rrëzimit të aeroplanit rus

Shtetasve rusë, që po largohen nga pushimorja, Sharm el-Sheik, në Detin e Kuq të Egjiptit, u lejohet vetëm të marrin nga një valixhe të dorës në aeroplan, ndërsa bagazhet e tjera do tu dërgohen më vonë.

Ministria e Emergjencave e Rusisë ka njoftuar sot se po dërgon aeroplanë në Egjipt për t’i transportuar valixhet e kontrolluara.

Këto masa janë ndërmarrë pas rrëzimit të aeroplanit rus të udhëtarëve, më 31 tetor, pak kohë pasi ishte ngritur nga pista për në Shën Petersburg të Rusisë.

Të 224 njerëzit në aeroplan janë vrarë, shumica prej tyre shtetas të Rusisë.

Inteligjenca perëndimore kishte sugjeruar se aeroplani ishte rrëzuar nga bomba.

XS
SM
MD
LG