Ndërlidhjet

Pakistan: Nxirret i gjallë, megjithqë familja e kishte varrosur


Pamje nga kërkimet nën gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar në periferi të qytetit Lahore në Pakistan
Pamje nga kërkimet nën gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar në periferi të qytetit Lahore në Pakistan

Një i ri, për të cilin familja konsideronte se ishte i vdekur, mbrëmë është nxjerrë i gjallë pasi për 50 orë ishte nën gërmadhat e një fabrike, që ishte shkatërruar këtë javë në pjesën lindore të Pakistanit.

Zyrtari qeveritar, Mohammad Usman, tha sot se i riu, i identifikuar vetëm me emrin Shahid, doli nga gërmadhat dhe ishte në gjendje të ecte.

Një i afërt i Shahidit tha se familjes i ishte dhënë një trup i gjymtuar nga spitali, para dy ditëve dhe se ishte mbajtur ceremonia e varrimit.

Familja mbante zi për Shahidin, derisa e panë të gjallë në televizion.

Ekipet e shpëtimit thanë se i kanë gjetur së paku 37 trupa të pajetë nën gërmadha dhe se i kanë shpëtuar më se 100 vetë, prej 4 nëntorit, kur ndërtesa në jug të qytetit Lahore u shkatërrua.

XS
SM
MD
LG