Ndërlidhjet

Militantët e IS-it i liruan disa të krishterë


Një kishë e dëmtuar e asirianëve në Siri
Një kishë e dëmtuar e asirianëve në Siri

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) i ka liruar 37 asirianë të krishterë, në pjesën verilindore të Sirisë, ka njoftuar një grup monitorues.

Rrjeti i asirianëve për të drejtat e njeriut tha se personat që ishin zënë, shumica prej tyre të moshuar, ishin kthyer sot në qytetin Tel Tamer, në provincën Hasakeh dhe se ata ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër tha se për lirimin e tyre kishin ndërmjetësuar liderët fisnorë arabë.

Këta persona ishin në mesin e grupit prej 200 asirianëve, që ishin rrëmbyer nga militantët e Shtetit Islamik, kur ata e kishin marrë kontrolloin në këtë rajon, në muajin shkurt të këtij viti.

Derisa janë liruar dhjetëra të rrëmbyer, mendohet se nga militantët ende mbahen më se 120 vetë.

Para fillimit të konfliktit në Siri, në mesin e 1.2 milion të krishterëve, ishin edhe afro 30 mijë asirianë, që jetonin kryesisht në provincën Hasakeh.

XS
SM
MD
LG