Ndërlidhjet

Ukrainë: Pajtueshmëri për kompletimin e tërheqjes së armatimit


Sergei Lavrov, Frank-Walter Steinmeier (në mes) dhe Pavlo Klimkin (djathtas) gjatë takimit të mbrëmshëm në Berlin
Sergei Lavrov, Frank-Walter Steinmeier (në mes) dhe Pavlo Klimkin (djathtas) gjatë takimit të mbrëmshëm në Berlin

Ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës, janë pajtur për përpjekje të kompletimit të tërheqjes së armatimit të rëndë nga linjat e frontit në pjesën lindore të Ukrainës, ka thënë mbrëmë ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

“Ne jemi pajtuar për trajtimin e tërheqjes së armatimit të rëndë tash”, tha ai pas një rundi të bisedimeve paqësore në Berlin, dhe ka shtuar se dhuna në rajon aktualisht ka rënë, ndërsa tërheqja e armatimit të lehtë gati ka përfunduar tërësisht.

Për çështjen e minave, që kanë shkaktuar shumë viktima në zonën e luftimeve, zoti Steinmeier tha se largimi i tyre pritet të bëhet deri në fund të këtij muaji.

Ministri i jashtëm gjerman theksoi se separatistët prorusë, po ashtu, duhet të punojnë në çështjet politike, lidhur me atë se kush mund të garoj në zgjedhjet e planifikuara lokale në territorin e kontrolluar nga separatistët, në pjesn lindore të Ukrainës, dhe kush do të duhej t’i monitoronte zgjedhjet.

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, ka propozuar që zgjedhjet të organizohen dhe monitorohen nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që aktualisht është e angazhuar në monitorimin e armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG