Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna në Bregun Perëndimor


Pamje e sulmit të një palestinezi i veshur si reporter duke e therrë me thikë një ushtar izraelit, derisa ushtari tjetër e vranë sulmuesin në Hebron të Bregut Perëndimor më 16 tetor
Pamje e sulmit të një palestinezi i veshur si reporter duke e therrë me thikë një ushtar izraelit, derisa ushtari tjetër e vranë sulmuesin në Hebron të Bregut Perëndimor më 16 tetor

Nga një sulm me automjet dhe me thikë sot në Bregun Perëndimor janë plagosur pesë izraelitë.

Në valën më të re të dhunës, një sulmues palestinez me veturën e tij e ka goditur një grup të izraelitëve, që qëndronin në një stacion në Bregun Perëndimor, me ç’rast janë lënduar katër vetë, derisa sulmuesi është vrarë nga pjesëtarët e sigurisë.

Në një tjetër incident, një grua palestineze e ka therrë me thikë një roje të sigurisë në hyrje të një vendbanimi në Bregun Perëndimor.

Ushtria e Izraelit tha se roja ishte lënduar lehtë, ndërsa gruaja ishte qëlluar për vdekje.

Prej muajit tetor, nga vala e sulmeve me thika, armatime dhe goditje me automjete, janë vrarë 73 palestinezë, gjysma prej tyre sulmues të dyshuar, 9 izraelitë dhe një arab izraelit.

Dhuna ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve është intensifikuar edhe në pjesën lindore të Jerusalemit dhe Rripin e Gazës.

XS
SM
MD
LG