Ndërlidhjet

Trazira në një qendër të migracionit në Australi


Qendra e paraburgimit në territorin australian, në ishullin Christmas.
Qendra e paraburgimit në territorin australian, në ishullin Christmas.

Një trazirë është raportuar në qendrën e paraburgimit të azilkërkuesve në Oqeanin Indian.

Zyrtarët australianë të migracionit kanë konfirmuar për një "trazirë " në qendrën e paraburgimit në territorin australian, në ishullin Christmas.

Ata kanë raportuar për dëme materiale, por jo viktima.

Është raportuar se rojet kanë braktisur objektin, pas shembjes së rrethojës dhe shpërthimit të zjarrit.

Trazirat kanë filluar pas vdekjes së një azilkërkuesi, të identifikuar nga avokatët si një refugjat iranian, i cili ishte arratisur nga objekti, më 7 nëntor.

Trupi i tij u gjet një ditë më pas në fund të shkëmbinjve në ishull. Shkaku i vdekjes së tij është nën hetime.

Azilkërkuesit janë një çështje e nxehtë politike në Australi. Qeveritë e njëpasnjëshme kanë premtuar për të ndalur valët e migrantëve.

XS
SM
MD
LG