Ndërlidhjet

O’Connell: Ndajmë zhgënjimin me Kosovën


Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, thotë se “e ndajmë zhgënjimin me Kosovës lidhur me mospranimin e saj në UNESCO”.

Mëtutje, në rrjetin Facebook ai ka theksuar se “ne lobuam fuqishëm sepse kjo ishte gjë e drejtë për ta bërë”, dhe ka shtuar se “besuam se do të përfitonin të gjithë – në Kosovë dhe rajon”.

Ambasadori O’Connell është shprehur se “fushata profesionale, dinjitoze dhe e guximshme, duhet të jetë krenari për vendin”, pasi “92 shtete u pajtuan me këtë”.

Ai thotë se “Kosova do të ishte – dhe në të ardhmen do të jetë – anëtare e vlefshme e UNESCO-s dhe një mesazh pozitiv do ta çojë Kosovën atje”.

XS
SM
MD
LG