Ndërlidhjet

SHBA: Gjykata e bllokon planin e Obamës për mbrojtjen e migrantëve


Barack Obama
Barack Obama

Një gjykatë e apelit në Shtetet e Bashkuara dje e ka bllokuar planin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për t’i mbrojtur nga dëbimi afro 5 milionë imigrantë pa dokumente.

Në vendimin e gjyqtarëve 2:1 në Gjykatën e Qarkut për Apel në Teksas, është urdhëruar parandalimi i presidencës që të ndërmerr urdhër ekzekutiv për shtyrjen e dëbimit të migrantëve, siç janë fëmijët, që ishin sjellur ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Republikanët e patën kritikuar këtë plan si të pamundëshëm të arrihej kur Obama e shpalli atë para një viti.

Në 26 shtete kjo masë, po ashtu, është sfiduar me dërgim në gjykatë.

Administrata Obama ka argumentuar se është në kuadër të kompetencave të saj ta shtyjë deportimin e grupeve të selektuara, por vendimi i gjykatës nënkupton se Obama, me gjasë, nuk do të mundet ta kryej njërin prej aksioneve të tij ekzekutive më ambicioze, deri në vitin 2017, kur i përfundon mandati i dytë presidencial.

Disa grupe për mbrojtjen e migrantëve kanë kërkuar nga Shtëpia e Bardhë, që menjëherë të ankohet kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG