Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, ka thënë se vendi i tij do të vendosë “pengesa të përkohshme teknike” në kufirin me Kroacinë, për të kontrolluar fluksin e migrantëve.
Mbi 170,000 migrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë hyrë në Slloveni qysh në mes të tetorit, kur Hungaria ka mbyllur kufirin me Kroacinë.
Rreth 30,000 të tjerë pritet të arrijnë në Slloveni në ditët e ardhshme.
“Në ditët e ardhshme do të vendosim pengesa të përkohshme teknike në kufi për të drejtuar rrjedhën e migrantëve. Nuk e mbyllim kufirin, por duam të sigurojmë një rrjedhë të kontrolluar dhe të sigurt të migrantëve dhe të parandalojmë katastrofën humanitare”, ka thënë Cerar.