Ndërlidhjet

Ende nuk dihet pjesëmarrja e Iranit në Vjenë


Zëvendësministri i jashtëm i Irani,Hossein Amir Abdollahian.
Zëvendësministri i jashtëm i Irani,Hossein Amir Abdollahian.


Zëvendësministri i jashtëm i Iranit ka thënë se Teherani nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë, në bisedimet në Vjenë më 14 nëntor, në lidhje me luftën civile në Siri.

Një televizion lokal ka cituar zëvendësministrin e jashtëm, Hossein Amir Abdollahian të ketë thënë se pjesëmarrja e Teheranit varet nga përgjigjet e Washingtonit rreth "veprimeve të njëanshme të ndërmarra nga disa palë” që ndjekin bisedimet "pa u konsultuar me të tjerët."

Një këshilltar i lartë i liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë javën e kaluar, se Irani do të marrë pjesë në bisedimet e Vjenës - të cilat do të ulin në një tavolinë sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry me zyrtarë të lartë nga Rusia, Arabia Saudite dhe Turqia.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se përfaqësuesit e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe ata të opozitës së moderuar të Sirisë nuk do të marrin pjesë.

XS
SM
MD
LG