Ndërlidhjet

Sllovenia thotë se nuk e ka për qëllim ndalimin e migrantëve


Migrantët duke pritur për të kaluar kufirin mes Sllovenisë dhe Austrisë.
Migrantët duke pritur për të kaluar kufirin mes Sllovenisë dhe Austrisë.


Sllovenia nuk e ka në plan të "reduktojë ndjeshëm" valën e migrantëve në vend, ndonëse ka filluar të ndërtojë një gardh, me tela, në pjesë të kufirit të saj me Kroacinë.

Kështu ka deklaruar Bostjan Sefiq, sekretar i shtetit në Ministrinë e Brendshme.

"Pengesat nuk kanë për qëllim parandalimin e migrantëve në Slloveni, apo reduktimin e tyre ... Qëllimi i tyre është për të kontrolluar rrjedhjen e migrantëve, në pikat hyrëse,” ka thënë Sefiq, një konferencë për shtyp.

Që nga mesi i tetorit, mbi 180.000 migrantë kanë mbërritur në Slloveni, nga Kroacia.

Valë e re e migrantëve pritet të vijë në ditët e ardhshme.

Shumica e migrantëve vazhdojnë rrugën për në Austri dhe Gjermani.

XS
SM
MD
LG