Ndërlidhjet

Katalonia vazhdon procesin e pavarësimit, me gjithë kundërshtimet e Spanjës


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Udhëheqësit pro-pavarësisë në Kataloni janë zotuar të shkojnë përpara me planet për t’u shkëputur nga Spanja, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të pezulluar procesin e shkëputjes.

Zëvendëspresidenti i Katalonisë, Neus Munte, tha se është vullneti politik i qeverisë rajonale për të vazhduar me planet për pavarësinë, gjatë 18 muajve.

Qeveria e Spanjës më parë kishte apeluar në Gjykatën Kushtetuese, për të ndërhyrë në këtë proces.

Gjykata ka paralajmëruar udhëheqësit katalonas se ata duhet të jenë në përputhje me rendin.

"Në qoftë se ata nuk janë në përputhje me pezullimin, atëherë ata nuk u binden vendimeve," shkruhet në vendimin e gjykatës së lartë në Madrid.

Parlamenti rajonal i Katalonisë, të hënën miratoi një mocion për të filluar procesin e shkëputjes, duke deklaruar qëllim për pavarësinë e saj, brenda 18 muajve, dhe duke i dhënë 30 ditë afat për të filluar legjislacionin për Kushtetutën e Katalonisë, thesarin e shtetit dhe sistemit e sigurimeve sociale.

XS
SM
MD
LG