Ndërlidhjet

Lufta për të marrë në kontroll qytetin Sinjar


Pamje të sotme nga sulmet ajrore të ShBA-së në qytetin Sinjar.
Pamje të sotme nga sulmet ajrore të ShBA-së në qytetin Sinjar.

Forcat kurde në Irakun verior kanë nisur një ofensivë për të rimarrë në kontroll qytetin Sinjar, një qytet strategjik në afërsi të kufirit me Sirinë, nga militantët e të ashtuquajturit Shtetit Islamik (IS).

Fushata është mbështetur edhe nga sulmet ajrore nga ana e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja.

Marrja në kontroll e Sinjar-it, do të shkurtonte furnizimin mes qyteteve, Raka dhe Mosul, që janë në kontroll nga militantët e të ashtuquajturit, Shteti Islamik (IS).

Kur qyteti kishte rënë nën kontrollin e IS-it, vitin e kaluar, dhjetëra mijëra njerëz nga pakica fetare Yazidi ishin bllokuar, pasi ishin larguar në malin Sinjar.

Qindra njerëz janë vrarë dhe gratë Yazidi janë përdorur si skllave seksi, nga militantët e IS-it.

Sulmi mbi Sinjar ishte një nga arsyet që SHBA-ja kishte filluar sulmet ajrore kundër pozicioneve të IS-it, në Irak në gusht të vitit 2014, duke zgjeruar fushatën ajrore edhe në Siri.

XS
SM
MD
LG