Ndërlidhjet

Hollande kërkon "marrëveshje të detyrueshme" për klimën


Pamje nga takimi në Maltë.
Pamje nga takimi në Maltë.

Presidenti francez Francois Hollande ka thënë se duhet të ketë një qëndrim "të detyrueshëm" për një marrëveshjee në samitin e ardhshëm botëror, ku do të diskutohet për ndryshimet klimatike.

Samiti do të mbahet në Paris, në fund të këtij muaji.

Hollande ka folur për marrëveshjen, pasi sekretari amerikan i Shtetit John Kerry vuri në dukje se marrëveshja e propozuar nuk do të përfshijë frenimin e gazit-serrë, mbështetur nga dispozitat e vështira ligjore, për të cilat janë dakorduar me Protokollin e Kiotos në vitin 1997.

"Nëse nuk ka një marrëveshje detyruese, nuk do të ketë një marrëveshje fare," tha Hollande në samitin në mes të BE-së dhe Afrikës, të mbajtur në Maltë.

Datat prej 30 nëntorit deri më 11 dhjetor do të mbledhin në një konferencë anëtarët e Konventës së OKB për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC).

Samiti synon të sigurojë një marrëveshje që edhe pas vitit 2020 të shmangen nivelet potencialisht katastrofale, të ngrohjes globale të shkaktuar nga emisionet e gazit.

Objektivi i bisedimeve është të arrihet një marrëveshje që do të parandalojë ngrohjen e Tokës për më shumë se dy gradë Celsius, mbi nivelet para-industriale.

Vendet më të rrezikuara - duke përfshirë ishujt e vegjël dhe kombet e varfra në Afrikë - kanë bërë thirrje që rritja e temperaturave të përcaktohet me 1.5 gradë celsius, duke thënë se çdo gjë më pak do të rezultojë në ndikime katastrofale.

Kritikët e kësaj thonë se marrëveshja do të dështojë, por mbështetësit e saj thonë se marrëveshja, nëse miratohet nga të gjitha palët, do të vazhdojë të jetë politikisht "e detyrueshme" dhe do të jetë e efektive.

XS
SM
MD
LG