Ndërlidhjet

Tkurret ekonomia ruse, për 4 përqind


Pamje ilustruese.
Pamje ilustruese.

Statistikat zyrtare të qeverisë në Moskë tregojnë se ekonomia e Rusisë është tkurrur për 4.1%, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015, si rezultat i një recesioni të shkaktuar nga çmimet e ulëta të naftës dhe sanksionet perëndimore mbi rolin e Rusisë në luftën civile të Ukrainës.

Shifrat paraprake të publikuara nga agjencia shtetërore e statistikave, Rosstat, tregojnë për një përmirësim të lehtë të parashikimeve të qeverisë, për një rënie prej 4.3%, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2014.

Por, Rosstat ka thënë se ekonomia e Rusisë mbetet në telashe të mëdha.

Sipas vlerësimeve të fundit të qeverisë, ekonomia do të tkurret në rreth 3.9 % në vitin 2015.

Banka Botërore në shtator, kishte parashikuar se ekonomia ruse do të tkurret me 3.8 për qind në vitin 2015.

Banka Botërore ka thënë se rënia në vitin 2015 mund të jetë më shumë se 4.3 për qind në qoftë se çmimet e naftës vazhdojnë të biejnë, në mesatarisht rreth 50 dollarë për fuçi.

XS
SM
MD
LG