Ndërlidhjet

Baku: Lirohet nga burgu aktivisti për të drejtat e njeriut


Baku: Lirohet nga burgu aktivisti për të drejtat e njeriut
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:55 0:00

Në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit, është liruar nga burgu aktivisti për të drejtat e njeriut, Arif Yunus, 60 vjeçar, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Në muajin gusht ai ishte dënuar me 7 vjet burg, ndërsa bashkëshsortja e tij, Leyla Yunus, 59 vjeçare, me 8 vjet e gjysmë, për krime ekonomike, në rastin që grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e kanë dënuar si absurd i drejtësisë. Por, bashkëshortja Leyla mbetet në burg, megjithqë raportohet se është e dobët me shëndet. “Gjendja shëndetësore e Leyla Yunusit është më e keqe se e imja. Nuk dua ta përmend se njerëzit në Azerbajxhan flasin për vlerat kombëtare, humanizëm e të tjera. Ne po flasim për një grua të moshuar, të sëmurë. Natyrisht, ajo duhet të lirohet për arsye se ajo është në gjendje të dobët shëndetësore”, tha Arif Yunus.

XS
SM
MD
LG