Ndërlidhjet

BBC: Shkallë e lartë e sigurisë se është qëlluar “xhihadisti John”


Rrjeti BBC-i ka cituar një zyrtar të lartë të uashtrisë britanike që ka thënë se ekziston “shkallë e lartë e sigurisë” se militanti britanik i njohur si “xhihadisti John” ishte qëlluar nga sulmi ajror me aeorplan amerikan pa ekuipazh në qytetin sirian, Raka, që është bazë e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Mbrëmë Pentagoni tha se e kishte pasur në shënjestër një makinë që e transportonte militantitn e maskuar, i cili ishte paraqitur në disa video të militantëve të Shtetit Islamik, duke i vrarë me heqje koke të rrëmbyerit perëndimorë.

Pentagoni tha se zyrtarët ende po e vlerësojnë informacionin lidhur me këtë sulm ajror, për të përcaktuar nëse ka pasur sukses në vrasjen e militantit famëkeq britanik, emri i vërtetë i të cilit është Mohammed Emwazi.

Emwazi ishte përshkruar nga ish-pengjet si psikopat gjakpirës, që kënaqej duke iu kërcënuar të rrëmbyerve perëndimorë.

Ai ishte programues kompjuterik nga Londra, i lindur në Kuvajt, në një familje me origjinë nga Iraku.

Prindërit e tij ishin vendosur në Britani në vitin 1993.

XS
SM
MD
LG