Ndërlidhjet

Rusia lobon kundër ndalesës në atletikën ndërkombëtare


Rusia, që ballafaqohet me parandalim nga pjesëmarrja e atletëve të saj në Lojërat Olimpike Veriore 2016, po lobon fuqishëm për ta evituar ndalesën në ngjarjet ndërkombëtare në shtigjet dhe terrenet e atletikës.

Para vendimit të sotëm të Asociacionit Ndërkombëtar të Federatave Atletike (IAAF), ministri i sportit i Rusisë, Vitaly Mutko, tha se ka ofruar “bashkëpunim të gjërë” të reformave në programin rus antidoping, që është në qendër të akuzave për doping sistematik, të sponzorizuar nga shteti.

Mutko tha se Rusia është e përgatitur ta reformoj laboratorin dhe të krijoj organizatë të re antidoping.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se akuzat nga Agjencia Botërore Antidoping janë “absurde”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se dëshiron që Rusia të zhvilloj hetim gjithpërfshirës të brendshëm për këto akuza.

XS
SM
MD
LG