Ndërlidhjet

Jahjaga mbajti fjalim në Këshillin e Çikagos për Çështje Globale


Pamje nga fjalimi.
Pamje nga fjalimi.

Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbajti një fjalim në Këshillin e Çikagos për Çështje Globale, njofton zyra e presidentës.

Presidentja Jahjaga në fjalimin e saj ka theksuartë arriturat e Kosovës “në zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian dhe euroatlantik. Kosova sapo ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, që është hap i parë në rrugën e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.”

“Presidentja Jahjaga foli edhe për reformat që po ndërmerren në fushën e ekonomisë dhe në krijimin e klimës më të favorshme të të bërit biznes në Kosovë. Ajo tha se për një kohë të shkurtër Kosova ka arritur që të kalojë fazën e rindërtimit dhe të krijojë një ambient të favorshëm për investimet e huaja direkte,” thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG