Ndërlidhjet

Ushtria amerikane “e sigurt” se është vrarë “xhihadisti Gjon”


Personi i cili besohet se është "Xhihadisti Xhon".
Personi i cili besohet se është "Xhihadisti Xhon".

Ushtria amerikane thotë se është "e sigurt në një masë të arsyeshme" se një militantë britanik i Shtetit Islamik (IS) i njohur për mediat me nofkën "Xhihadisti Xhon" është vrarë gjatë një sulmi me dronë.

Koloneli i ushtrisë amerikane Steve Warren, ka thënë se se Muhamedi Emwazi, emri që mendohet të jetë i vërtet i “xhihadistit Gjoni’, mendohet të jenë vrarë në qytetin sirian Raka, por se ushtria është ende duke kërkuar konfirmim.

Warren tha se sulmet me dronë ishin "operacione rutinë" për të vrarë Emwazi, të cilin, ai e quajti "njeri kafshë."

Më herët gjatë ditës, rrjeti BBC-i ka cituar një zyrtar të lartë të ushtrisë britanike që ka thënë se ekziston “shkallë e lartë e sigurisë” se militanti britanik i njohur si “xhihadisti John” ishte qëlluar nga sulmi ajror me aeroplan amerikan pa ekuipazh në qytetin sirian, Raka, që është bazë e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Njëherësh, mediat amerikane duke cituar një zyrtar të paemëruar të Shteteve të Bashkuara, raportojnë se sulmi ajror ishte “i përsosur” dhe se militanti famëkeq britanik ishte “zhdukur”.

XS
SM
MD
LG