Diplomatë nga dhjetëra vende janë mbledhur në Vjenë, për të biseduar rreth konfliktit në Siri.
Ata synojnë gjetjen e një zgjidhjeje për armëpushim dhe më pas tranzicionin politik që do t’i jepte fund luftës shkatërruese.
Samiti, megjithatë, ka mbetur në hije për shkak të sulmeve terroriste në Paris.
Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, ka thënë se sulmet e mbrëmshme e kanë bërë edhe më të nevojshme për komunitetin ndërkombëtar që të gjejë një qasje të përbashkët ndaj situatës në Siri dhe terrorizmit.
Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Jordanisë dhe Arabisë Saudite kanë mbështetur deklaratat e homologut francez.