Ndërlidhjet

Saimir Tahiri kërcënohet "në emër të Allahut"


Tiranë (Foto nga arkivi)
Tiranë (Foto nga arkivi)

Në Shqipëri, mesazhe kërcënuese “në emër të Allahut” kanë mbërritur sot në adresën private të emailit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ato pasojnë sulmet terroriste, që kanë ndodhur mbrëmë në Paris. Nën emrin Brigadat e Kuqe, teksti i mesazhit nis me kërcënimin “Tani e keni radhën Ju!”

“Do dridheni dhe do të gjunjëzoheni para Allahut”, thekson mesazhi, i cili mbyllet me thirrjet “Allahu Ekber! Allahu është i madh!".

Shqipëria është ndër vendet që i është bashkuar që herët koalicionit ndërkombëtar në luftë kundër terrorizmit.

Autoritetet shqiptare kanë njoftuar sot se pas ngjarjeve të mbrëmshme në Paris, janë shtuar masat e sigurisë.

XS
SM
MD
LG