Ndërlidhjet

Berlini: Mos i lidhni sulmet në Paris me fluksin e migrantëve!


Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka thënë se sulmet në Paris nuk duhet të lidhen me fluksin rekord të azilkërkuesve në Evropë.

“Do të doja të bëja një lutje urgjente, që të mos tërhiqen lidhje të tilla me situatën përreth refugjatëve”, ka thënë de Maiziere, pas një takimi të kabinetit gjerman.

Rreth 700,000 migrantë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë arritur këtë vit në Evropë.

Nga sulmet e së premtes mbrëma në Paris janë vrarë 127 persona.

Përgjegjësinë për sulmet e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

Raportet e disa mediave thonë se një pasaportë egjiptiane dhe një siriane janë gjetur pranë trupave të dy sulmuesve vetëvrasës.

XS
SM
MD
LG