Ndërlidhjet

Francë: Treni del nga binarët, 7 të vdekur


Ilustrim
Ilustrim

Një tren i shpejtësisë së lartë TGV ka dalë nga binarët në afërsi të qytetit të Francës, Starsburg, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave.

Shtatë të plagosurit janë dërguar në spital me helikopterë.

Agjencia AFP citon burimet e saj të kenë thënë se treni ka dalë nga binarët si pasojë e shpejtësisë së madhe.

Raportohet se ai ka qenë në një udhëtim testues.

Linja e shpejtësisë së lartë Paris-Strasburg pritet të hapet vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG