Ndërlidhjet

Një "sulmues" i Parisit ka qëndruar në Preshevë


Pasaporta e Ahmed Almuhamedit, e cila është publikuar nga gazeta serbe Blic.
Pasaporta e Ahmed Almuhamedit, e cila është publikuar nga gazeta serbe Blic.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se mbajtësi i një pasaporte siriane, e cila është gjetur pranë trupit të njërit prej sulmuesve në Paris, “është regjistruar më 7 tetor në pikën kufitare në Preshevë, ku edhe ka kërkuar azil”.

Kjo pikë ndodhet midis Serbisë dhe Maqedonisë.

Autoritetet greke kanë konfirmuar se dokumenti është përdorur për të udhëtuar përmes ishullit Leros, më 3 tetor.

Nga sulmet e së premtes në Paris kanë humbur jetën së paku 129 persona.

Shtatë sulmues të armatosur rëndë, kanë hedhur veten në erë. Përgjegjësinë e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

Hetuesit francezë kanë thënë se kanë identifikuar njërin nga sulmuesit. Bëhet fjalë për Omar Ismail Mostefai, 29 vjeç.

XS
SM
MD
LG