Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe pesë të burgosur në Guantanamo Bej.
Përmes një deklarate, Pentagoni ka thënë se “i është mirënjohës Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për gatishmërinë e saj për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së, për të mbyllur objektin e paraburgimit në Guantanamo”.
Ky objekt ndodhet në një bazë të marinës amerikane në Kubë.
Pas transferimeve të fundit, në Guantanamo mbeten edhe 107 të burgosur.