Ndërlidhjet

Hollande: Ndryshime kushtetuese për ata që kryejnë terror


Pamje nga fjalimi i presidentit Francois Hollande në Parlamentin e Francës
Pamje nga fjalimi i presidentit Francois Hollande në Parlamentin e Francës

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha sot se duhet të bëhen ndryshime kushtetuese në mënyrë që qeveria të mund e tërheq shtetësinë për personat e dënuar për terrorizëm, që janë lindur në Francë dhe kanë shtetësi të dyfishtë.

Gjatë fjalimit të tij në seancën e përbashkët të dy Dhomave të Parlamentit të Francës, ai ka theksuar se “duhet të jemi të aftë ta tërheqim shtetësinë franceze të personit të dënuar për kërcënimin e interesave të vendit ose për akte terroriste”.

Sipas ligjit aktual francez, tërheqja e shtetësisë mund të zbatohet vetëm te njerëzit që janë bërë shtetas të naturalizuar, nëse ata kanë shtetësi të dyfishtë.

XS
SM
MD
LG