Ndërlidhjet

Kerry: IS ka humbur territor në Lindje


Foto arkivi.
Foto arkivi.

I ashtuquajturi Shteti Islamik (IS) po humbet territorin në Lindjen e Mesme ka thënë sekretari amerikan i shtetit John Kerry.

"Niveli i bashkëpunimit nuk mund të jetë më i lartë. Kemi rënë dakord, për të shkëmbyer më shumë informacion dhe unë jam i bindur se gjatë javëve të ardhshme, IS do të ndjej presionin më të madh. Ata e kanë ndjerë atë sot. Ata e kanë ndjerë këtë dje dhe do ta ndjejnë në javën e fundit. Ne kemi fituar më shumë territor. IS ka më pak territor," tha ai.

Kerry i ka bërë këto deklarata pas takimit me presidentin francez, Francois Hollande, ku edhe ka konfirmuar se ky i fundit do të udhëtojë në Washington javën e ardhshme të takohet me presidentin amerikan Barak Obama.

XS
SM
MD
LG