Ndërlidhjet

Paris: Në operacionin antiterror – dy të vrarë dhe pesë të arrestuar


Policia franceze duke i evakuuar banorët në lagjen Sent Denis të Parisit
Policia franceze duke i evakuuar banorët në lagjen Sent Denis të Parisit

Policia antiterror në Francë po zhvillon bastisje në një banesë në një lagje veriore të Parisit, në operacionin që është i ndërlidhur me sulmet terroriste të javës së kaluar.

Në lagjen Sent Denis sot herët në mëngjes janë dëgjuar të shtëna armësh dhe eksplodime.

Burime policore thanë se ideologu i dyshuar i sulmeve të javës së kaluar, Abdelhamid Abaaoud, është në fokus të bastisjes.

Zyra e prokurorisë në Paris tha se dy të dyshuar janë vrarë, përfshirë një femër, e cila e kishte aktivizuar jelekun vetëvrtasës në trupin e saj, ndërsa pesë të tjerë janë arrestuar.

Raportohet se tre policë janë plagosur.

Militantët e Shtetit Islamik kanë thënë se e kanë ndërmarrë sulmin e 13 nëntorit në Paris, me ç’rast janë vrarë 129 vetë dhe plagosur më se 350 të tjerë.

Autoritetet thanë se së paku tetë persona ishin direkt të involvuar në sulmet e 13 nëntorit, përfshirë 6 vetë që i aktivizuan jelekët vetëvrasës në trupin e tyre dhe njëri që u vra nga të shtënat me policinë.

Zyrtarët thanë se në një video monitoruese shihet edhe sulmuesi i nëntë i mundshëm.

XS
SM
MD
LG