Ndërlidhjet

Rusia i kërkon Perëndimit të ndryshojë qëndrim për Assadin


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Rusia ka kërkuar që Perëndimi të heqë dorë nga kërkesa për mërgimin politik të presidentit sirian, Bashar al-Assad, nëse do një koalicion të vërtetë ndërkombëtar kundër grupit militant Shteti Islamik (IS).

“Unë shpresoj në ndryshimin e qëndrimit të kolegëve tanë perëndimorë”, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ai ka thënë se ndryshimi i pozicionit ka nisur të vërehet që nga sulmet terroriste në Paris, javën e kaluar, dhe nga bombardimi i avionit rus mbi qiejt e Egjiptit, muajin e kaluar.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duan që Assadi të japë dorëheqje gjatë ose në fund të periudhës së tranzicionit.

Moska këmbëngul se vetëm populli sirian duhet të vendosë për fatin e tij.

XS
SM
MD
LG