Ndërlidhjet

Dhjetë persona të lënduar në protesta


Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se gjatë protestës së sotme kanë kërkuar ndihmë mjekësore 10 persona.

“Nga ora 13:00 deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore 10 persona të lënduar; prej tyre gjashtë policë, të cilët kanë marrë lëndime trupore në ekstremitetet e sipërme dhe të poshtme dhe në bosht kurrizor, në gjoks dhe bark... Lëndimet janë shkaktuar me mjete të topitura. Po ashtu janë edhe dy protestues, të cilët kanë marrë lëndime në ekstremitetet e poshtme”, ka sqaruar Lenjani.

Lenjani ka treguar se si pasojë e gazit lotsjellës kanë kërkuar ndihmë mjekësore edhe dy kalimtarë të rastit.

Të gjithë të lënduarit, ka shtuar Lenjani, pas ofrimit të kujdesit emergjent mjekësor janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG