Ndërlidhjet

KS i OKB-së diskuton sot për Kosovën


Këshilli i Sigurimit i OKB-së
Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mban sot diskutimin e rregullt për Kosovën.

Në fokus të bisedimeve do të jetë raporti tremujor i shefit të OKB-së, Ban Ki-moon.

Në këtë dokument prej 17 faqesh, Ban ka dënuar “përdorimin e dhunës dhe të frikësimit nga partitë opozitare, për të penguar procedurat normale të Kuvendit të Kosovës”.

Partitë opozitare në Prishtinë, për më shumë se dy muaj, kanë bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa, që të tërheqë nënshkrimet nga marrëveshjet me Serbinë.

Sipas opozitës, këto marrëveshje, të arritura në dialogun që ndërmjetëson Bashkimi Evropian, çojnë në ndarje të Kosovës.

Opozita kundërshton edhe marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kosova do të përfaqësohet nga ambasadorja e saj në Uashington, Vlora Çitaku, ndërsa Serbia nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq.

XS
SM
MD
LG