Ndërlidhjet

160 “militantë” rusë janë vrarë në Siri


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi

Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se 160 shtetas rusë, që kanë luftuar për militantët e Shtetit Islamik, janë vrarë në Siri.

Oleg Syromolotov, zëvendësministër i Jashtëm i Rusisë, ka thënë po ashtu se nga 2,700 shtetas rusë që luftojnë në Siri, 73 janë kthyer dhe janë dënuar.

Ai ka thënë se “mbi 25,000 mercenarë të huaj” luftojnë nën flamurin e Shtetit Islamik, përfshirë shtetas të vendeve arabe, Evropës dhe ish-Bashkimt Sovjetik.

Rusia ka nisur sulme ajrore në Siri, në fund të muajit shtator, për të mbështetur forcat e presidentit Bashar al-Assad.

Më 17 nëntor, presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar se do të intensifikojë fushatën bombarduese në Siri.

Kjo, pasi Moska ka konfirmuar se avioni rus i pasagjerëve është rrëzuar muajin e kaluar në Egjipt, si pasojë e një bombe në bord.

Të 224 njerëzit në bordin e këtij fluturimi kanë humbur jetën.

Një degë e Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit.

Lexoni edhe këtë:

Rusia e përkushtuar për hakmarrje për aeroplanin e rrëzuar

XS
SM
MD
LG