Ndërlidhjet

Kuvajti arreston disa të dyshuar për lidhje me IS


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Kuvajti ka arrestuar disa anëtarë të një grupi të dyshuar se ka furnizuar me fonde dhe armë të ashtuquajturin Shtet Islamik (IS).

Një libanez i quajtur Osama Khayat, tashmë i arrestuar, ka rrëfyer se ishte duke blerë municion dhe raketa për IS-in, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve KUNA, duke cituar ministrinë e Brendshme.

Edhe pesë persona të tjerë janë arrestuar, thuhet në raport.

Ministria e Brendshme e Kuvajtit tha se grupi kishte ndihmuar për rekrutimin e luftëtarëve dhe kishte grumbulluar të holla, të cilat do të deponoheshin në një xhirollogari në një bankë për IS-in, në Turqi.

Ministria e Brendshme ka konfirmuar se katër anëtarë të grupit janë jashtë Kuvajtit, në mesin e tyre edhe dy sirianë dhe dy australianë-libanezë.

Në qershor të këtij viti, 27 persona kanë humbur jetën, pas një sulmi në një nga xhamitë më të vjetra shiite, në Kuvajt.

XS
SM
MD
LG