Ndërlidhjet

OKB: Këshilli i Sigurimit e miratoi rezolutën kundër IS-it


Pamje nga një takim i mëparshëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Pamje nga një takim i mëparshëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar “të gjitha masat e domosdoshme” kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Këshilli i Sigurimit unanimisht e ka miratuar rezolutën e sponzorisuar nga Franca, me të cilën të gjitha vendeve u bëhet thirrje që t’i ndërmarrin “të gjitha masat e domosdoshme” kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe t’i dyfishojnë përpjekjet për parandalimin e sulmeve të mëtejshme nga ky dhe grupet e tjera ekstremiste.

Mbrëmë vonë, rezoluta është miratuar nga të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një javë pasi persona të armatosur dhe sulmues vetëvrasës me bomba, shkaktuan kërdi në Paris, duke vrarë 130 vetë dhe plagosur qindra të tjerë.

Grupi militant, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që ishte akti më vdekjeprurës terrorist në Evropë në më tepër se një dekadë.

Në rezolutën e Kombeve të Bashkuara theksohet se grupi Shteti Islamik “paraqet kërcënim global dhe të paprecedent për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare” dhe kërkon që shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara “t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për parandalimin dhe çrrënjosjen e sulmeve terroriste”.

XS
SM
MD
LG