Ndërlidhjet

Obama: Të ndihmohen refugjatët kudo në botë


Barack Obama gjatë fjalimit të tij të djeshëm në një universitet në Malajzi
Barack Obama gjatë fjalimit të tij të djeshëm në një universitet në Malajzi

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të bëjë më tepër për t’i ndihmuar refugjatët në gjithë botën.

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin Kuala-Lumpur të Malajzisë, presidenti Obama sot e ka vizituar një qendër të refugjatëve dhe është takuar me migrantët nga Mijanmari, Sudani dhe Somalia.

“Bota me të drejtë është e fokusuar në tragjedinë humanitare që po ndodhë në Siri”, tha Obama dhe ka shtuar se “ne nuk duhet të harrojmë se ka miliona refugjatë të tjerë nga pjesët e botës të përfshira nga lufta”.

Sipas tij, në gjithë botën janë afro 60 milionë njerëz të zhvendosur.

Zoti Obama, po ashtu, e ka dënuar sulmin terrorist të 20 nëntorit në Mali dhe sulmet e tjera aktuale terroriste.

Në Malajzi ai merr pjesë në Samitin e vendeve të Azisë dhe Paqësorit, që fillon nesër.

XS
SM
MD
LG