Ndërlidhjet

Bagdad: Sulme me bomba kundër xhamive shiite


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë afër një xhamie shiite në Bagdad
Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë afër një xhamie shiite në Bagdad

Së paku 9 vetë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga dy sulme me bomba kundër xhamive shiite në pjesën jugore të kryeqytetit Bagdad në Irak.

Zyrtarët thanë se nga një bombë afër një xhamie në Jusufija ka eksploduar derisa dje besimtarët largoheshin nga Falja e Xhumasë.

Kur forcat e sigurisë kanë arritur në vendin e shpërthimit, një sulmues vetëvrarës e ka aktivizuar eksplozivin në trupin e tij.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por esktresmistët sunitë, sikur ata të grupit militant, Shteti Islamik, shpeshherë kanë ndërmarrë sulme me bomba kundër shiitëve.

XS
SM
MD
LG