Ndërlidhjet

Protestë e migrantëve në kufirin Greqi – Maqedoni


Pamje e migrantëve dhe forcave të sigurisë së Maqedonisë në kufirin me Greqinë afër qytetit Gjevgjeli
Pamje e migrantëve dhe forcave të sigurisë së Maqedonisë në kufirin me Greqinë afër qytetit Gjevgjeli

Migrantët e bllokuar për tri ditë në kufirin ndërmjet Greqisë e Maqedonisë, sot kanë protestuar kundër kufizimeve nga autoritetet e Maqedonisë, të cilat po i kthejnë imigrantët, që nuk janë nga zonat e luftës, siç është Siria, Afganistani apo Iraku.

Afro 1,300 migrantë në anën greke të kufirit në vendin Idomeni, kanë brohoritur slogane “liri, ne nuk jemi terroristë” dhe “ne nuk do të kthehemi prapa”.

Shumica prej tyre janë nga Maroku, por ka edhe nga Algjeria, Tunizia, Libia, Libani, Irani, Pakistani, Bangladeshi dhe Kongoja.

Sot, më se 1 mijë migrantë gjendeshin në stacionin hekurudhor në qytetin Gjevegjeli, në anën e kufirit në Maqedoni.

Kjo protestë u bë një ditë pasi më tepër se 2 mijë migrantë ishin ulur në binarët e hekurudhës në Gjevgjeli, duke mos lejuar që trenat të qarkullonin ndërmjet Greqisë e Maqedonisë.

Autoritetet e Maqedonisë kanë imponuar kufizime, pasi Serbia dhe Kroacia kanë shpallur se do t’i kthejnë migrantët nga vendet e tjera, që përpiqen të kalojnë nëpër Maqedoni.

XS
SM
MD
LG