Ndërlidhjet

Shqipëri: Nga të reshurat e mëdha – një person i vdekur


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet e Shqipërisë thonë se nga të reshurat e mëdha ka humbur jetën një person dhe janë vërshuar shumë rajone. Po ashtu, janë bllokuar rrugët kombëtare, ndërsa në disa vende është ndalur rryma elektrike dhe është vështirësuar furnizimi me ujë.

Shefi i shërbimit të emergjencës, Shemsi Prenci, tha sot se një person 27 vjeçar, duke punuar në një hidrocentral është përfshirë nga uji i një lumi në mënyrë fatale, raporton AP nga Tirana.

Të reshurat kanë shkaktuar probleme në katër rrethe të pjesës qendrore dhe veriore të Shqipërisë, përfshirë kryeqytetin Tiranë, ku disa shtëpi dhe dy ura janë dëmtuar, ndërsa rrugët janë bllokuar.

Shumë rrugë në Tiranë janë vërshuar, ndërsa autoritetet thanë se përkohësisht është ndalur rryma dhe furnizimi me ujë në disa lagje.

XS
SM
MD
LG