Ndërlidhjet

Gjeorgji: Arrestohet një i dyshuar për terrorizëm


Pamje nga kryeqyteti Tbilisi në Gjeorgji
Pamje nga kryeqyteti Tbilisi në Gjeorgji

Zyrtarët e inteligjencës së Gjeorgjisë thonë se e kanë arrestuar një person 29 vjeçar liudhur me askuza për terrorizëm, pasi ky vend i ka shtuar masat e sigurisë pas sulmeve terroriste në Paris.

Shërbimi i sigurisë shtetërore i Gjeorgjisë tha sot se personi, David Borchasvhili, ishte arrestuar pasi dje ishte kthyer nga Turqia në Gjeorgji.

Autoritetet thanë se ky person ishte arrestuar sipas ligjit që e penalizon lidhjen me organizatë të jashtme terroriste ose ndihmë për organizatën terroriste.

Shërbimi i sigurisë nuk ka dhënë më tepër detaje.

Nuk është e qartë nëse ka qenë Borchasvhili në Siri.

Zyrtarët në Gjeorgji thonë se dhjetëra shtetas të këtij vendi i janë bashkuar grupit militant, Shteti Islamik, në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG