Ndërlidhjet

Të shtëna me armë në Luziana, 16 persona në spital


Pamje pas të shtënave.
Pamje pas të shtënave.

Të paktën 16 persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore, pas të shtënave me armë zjarri, në një park në New Orleans, në shtetin jugor amerikan të Luizianës.

Raportet thonë se rreth 500 njerëz janë mbledhur në park, më 22 nëntor, për të filmuar një video muzikore, në momentin kur ka shpërthyer zjarri mes dy grupeve të armatosura.

Nuk është raportuar për ndonjë arrestim të menjëhershëm.

Policia ka thënë se është herët për të konfirmuar nëse dhuna kishte lidhje me bandat kriminale.

XS
SM
MD
LG