Ndërlidhjet

Bjellorusi: Përmendore për hebrenjtë çekë të vrarë nga nazistët


Pamje e përmendores përkujtimore për hebrenjtë çekë të vrarë nga nazistët në Minsk
Pamje e përmendores përkujtimore për hebrenjtë çekë të vrarë nga nazistët në Minsk

Një përmendore përkujtimore, për më tepër se 6 mijë hebrenjë nga ish-Çekosllovakia, që janë dëbuar nga nazistët gjermanë në Bjellorusi, ku edhe janë vrarë në vitin 1945, është zbuluar në kryeqytetin Minsk.

Kjo përmendore është përuruar sot, kur shënohet 70 vjetori i dëbimit të grupit të parë të hebrenjëve nga Çekosllovakia në Bjellorusi.

Pllaka prej guri me tekst në tri gjuhë, çekisht, gjermanisht dhe në gjuhën bjelloruse, është përmendorja e nëntë e tillë, në një lokacion afër varrezave të hebrenjëve të Minskut, me të cilat përkujtohen viktimat e Holokaustit.

Prej më se 6 mijë hebrenjëve nga ish-Çekosllovakia të dëbuar në Minsk, vetëm nëntë kanë shpëtuar.

XS
SM
MD
LG